Era i rikthehet Amerikës, më në formë se kurrë (VIDEO)

By

Pas një periudhe disa javore të qëndrimit në Kosovë, Era Istrefi i është rikthyer sërish Amerikës.

Janë punët ato që e lidhin me përtej oqeanit, tashmë kur po fortifikon imazhin e një ylli ndërkombëtar që në fakt e ka bërë të kërkuar edhe si fytyrë e brendeve të ndryshme.

Kontrata më e re është ajo me linjën e veshjeve Guess, mjaft e pëlqyer sidomos në targetin e vajzave të reja të cilën e kap Era.

Këngëtarja po realizon setin fotografik të përfshirë në revistën Nylon ku pashmangshëm nuk kishte se si të mungonte detaji i ngjyrës së kuqe, i shndërruar në trend tashmë nga ana e Erës prej projektit ‘Redrum’.

Më poshtë një sekuencë e shkurtër nga xhirimi shoqëruar me një fotografi të ndarë nga vetë këngëtarja me ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale. /Prive.al/

Shooting for @guess with @nylonmag today♥️

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

Artikuj të ngjashëm