Këpucët elegante të dimrit mund të duken si një kontradiktë në vete. Kur temperaturat bien, ne nuk jemi të etur për ti mbathur stiletot sepse vjen dëbora dhe çizmet funksionale të dëborës janë ato për të cilat ne sakrifikojmë stilin.
Fatmirësisht në pistat e Prada, Bottega Veneta, dhe të tjerët, dizajnerët u jepnin përparësi këpucëve funksionale dhe nuk sakrifikuan stilin.
Revista Cosmopolitan ka intervistuar pesë gra që drejtojnë disa nga dyqanet më të mëdha – Nordstrom, Bloomingdales, MatchesFashion, Moda Operandi dhe Browns, përkatësisht – për të na dhënë një ide për trendet më të nxehta të këpucëve për sezonin më të ftohtë.
Ndiqini trendet kryesore më poshtë:
Deri te gjunjët
Çizmet ushtarake
Animal Print
Këpucët ekstravagante