Të gjithë ne duam të bëjmë një jetë të shëndetshme, por nganjëherë na duket e lodhshme. Duke përvetësuar disa zakone të thjeshta do arrini rezultate afatgjate.
Largoni ushqimin kur e servon pjatën tënde
Të gjithë kemi tendencë të hamë më shumë ushqim kur e kemi para syve. Servoje një pjatë të dytë nëse ende nuk jeni ngopur po jo për shkak të tundimit.
Pini një gotë ujë para ushqimit
Pini ujë gjatë ditës që sistemi juaj trupor të funksionoj si duhet. Një gotë ujë para ushqimit ndihmon që të largoni ndjenjën e urisë dhe që të mos hani më shumë se që duhet.
Përtypeni mirë ushqimin para se të gëlltiteni
Duke ngrënë ushqimin shpejtë dhe pa e përtypur mirë qon në ndjenjën e fryrjes për shkak të ajrit që gëlltitni bashkë me ushqim. Kështu ju nuk i leni afat trupit të dërgoj sinjal që jeni ngopur dhe nuk mund ta shijoni ushqimin si duhet.
Për çdo orë që rrini ulur, ecni 5 minuta
Të rrini ulur tërë ditën nuk është mirë për shpinën dhe zemrën tuaj. Aktiviteti fizik është esencial për shëndetin tuaj. Nëse ndjekni këtë rregull dhe punoni 8 orë në ditë, ju do ecni për 40 minuta çdo ditë.