Shpërthen Alban Ramosaj, ofendon keq ish të dashurën

By

Ndarja e Bleros me Teutën mund të jetë ndarja më e bujshme ndër vite në estradën shqiptare mirëpo një tjetër ndarje e një artisti shqiptar ka pasur pasoja në efekt domino gjithashtu për një kohë të gjatë.

Fjala është për ndarjen e Alban Ramosajt me ish – të dashurën, Aurorën.

Kësaj të fundit i ka kushtuar plot tre këngë që edhe ndërtuan bazën e profilit të tij si këngëtar në skenën muzikore shqipe por duket se braktisja dhe inati i saj nuk ka kaluar përkundër kohës.

Aurora zë vend shpesh edhe në postime të Albanit dhe jo vetëm në këngë ku ai e ofendon ishin.

Por, sonte duket se ‘kreativiteti’ ka tejkaluar kufijtë kur këngëtari ka postuar jashtëqitje nën mbishkrimin: ‘Oh shikoni! Ish-i im!’.

A ka kaluar pak kufijtë me këto postime Albani?! Ndoshta… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm