Majki s’është bash mirë?!

By

Reperi Majk gjatë vitit 2016 ka qenë njëri ndër artistët shqiptar që me krijimet e tij ka sjellur këngë të ciltat janë shndrruar në hite e janë dëgjuar ngado.

Projekti i fundit ishte dhe balada ‘Fund’ e cila u prit mjaft mirë dhe vetëm dy javë pas lansimit kap shifrën e katër milionë shikimeve në kanalin Youtube.

Përveç muzikës është dhe një fushë ku Majku shkëlqen, e ka një pasion të madh e ai është basketbolli. Krahas talentit të tij në basketboll , Majku sipas gjasave po pëson shpesh dhe lëndime në fushën e këtij sporti.

Sipas burimeve të Prive.al ai u pa sot në rrugët e Prishtinës, e ajo cka bie në sy ishte që ai çalonte me këmbën e djathtë, por me siguri është një ndrydhje e vogël e asgjë për tu shqetësuar.

Artikuj të ngjashëm