Industria shqiptare e muzikës vite më parë ndoshta ishte e dobët në kushte ekonomike e me mundësi të vogla për krijime të reja por kualiteti i asaj kohe vërtetohet më së miri me produktet që i mbijetuan kohës teksa dëgjohen edhe tash shumë vite pas krijimit të tyre.
Këngët që edhe sot e kësaj dite janë ndër më të pëlqyerat tek ne pak a shumë ishin të zhanrit ‘Rock’, zhanër ky i cili në atë periudhë kishte arritur në kulmin e zhvillimit të tij.
Si njëri nga projektet kryesore që dëgjohet edhe sot e kësaj dite është ‘Xhamadani’ i rikrijuar nga grupi legjendar Ilirët. Kënga në fjalë zë vend në çdo lloj organizimi e në çdo lloj feste që në vete mbart motive kombëtare.
Pas saj nuk mbetet as projekti ‘Zotëria Juaj’ i krijuar 3 dekada më përpara nga grupi Fisnikët. Projekti i tyre vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet shumë edhe nga brezat e ri pavarësisht shijeve muzikore që tashmë dallojnë shumë nga ajo periudh.
E listës së ngushtë të projekteve që i mbijetuan kohës i bashkangjitet edhe produkti ‘Moj zeshkanja ime’ i kënduar nga Trix. Edhe ky një prodhim ideal i cili për vite të tëra mbeti si një sinonim i muzikës së mirë shqiptare.
Natyrisht se anash kësaj liste të shkurtër kanë mbetur edhe qindra prodhime të cilat vazhdojnë të dëgjohen e të jenë sinonim i muzikës së mirëfilltë e cila u krijua në periudha jo të lehta për shqiptarët.
Sidoqoftë pavarësisht viteve apo gjeneratave që po vijnë projekte të tilla si këngët e lartëpërmendura do të mbeten stoike duke i përballuar kohës e duke u shndërruar në ‘Mite’ për të cilat vetë koha do të flasë. /Prive.al/