Ermal Mamaqi në tjetër dimension: Historia prekëse e punës së parë si 12 vjeçar

By

I ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë, humoristi dhe prezantuesi Ermal Mamaqi ka ardhur në një tjetër dimension, më serioz, për të shpalosur jetën e tij.

Në intervistën me Arjan Çani, Mamaqi ka rrëfyer fëmijërinë e tij, aspak të lehtë sidomos në fillim të viteve të 90-ta me krizën e madhe ekonomike pas shembjes finale të sistemit politik paraprak.

Ermali rrëfeu se pas shkarkimit të nënës nga puna si ekonomiste, ai nuk e ka lënë atë të punojë si pastruese dhe si rrjedhojë ka filluar punë qysh 12 vjeç.

Autori i ‘Xing me Ermalin’ tregoi se puna e parë e tij ka qenë shitës cigareje teksa me kalimin e kohës kishte arritur të krijojë në skaj trotuari edhe kioskën e tij të vogël ku mes tjerash ka shitur edhe faculeta dhe gjëra të tjera të imëta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm