Bukuroshja Afërdita Dreshaj ka pasur një episod jo fort të këndshëm me mediat, për të disatën herë me rradhë.
Ajo është nervozua shumë nga raportimet se i është rikthyer të dashurit të saj çek, Jakub Kindl kur në fakt nuk është ndarë asnjëherë.
Nervozën, Afërdita e ka ‘shfryrë’ në Instagam ku shprehet: “Përfundimisht jeni të sëmurë. Më vjen keq për ju, që frustrimet tuaja i shfryni tek unë, apo të tjerë si unë. Nuk jam rikthyer me njëri, sepse nuk jam ndarë KURRË.”
Sigurisht që lajme të tilla i shqetësojnë personazhet e showbizit, por këtë gjëra ndodhin kurdoherë, e sidomos mes njerëzve publikë.