Në një ditë të veçantë kur personi i shtrenjtë feston ditëlindjen, një urim nga shpirti nuk kishte se si të mungonte.
I tillë është postimi i fundit i këngëtares Nora Istrefi e cila ka ndarë kohë për të uruar nënën e saj, zonjën Syzana Istrefi me rastin e ditëlindjes.
Përmes shkrimit në Instagram me fotografinë e zonjës Syzana me Renée, Nora shprehet: ‘Urime ditëlindja mbretëresha ime. Çdo nënë është speciale por më beso, nuk ka asnjë nënë tjetër që mund të krahasohet me ty. Je personi më special në jetën time’.
Nëna e Nora Istrefit sot mbush 51 vite jetë, duke vazhduar të jetë në top formë.
Krahas punës në televizionin publik dhe kohës së ndarë për familjen, ajo kohë i kushton edhe vrapimit duke qenë në grupin e vrapuesve që ushtrojnë çdo ditë në Gërmi në orën 5 të mëngjesit. /Prive.al/