Këngëtari i njohur për stilin e tij më unik e pak kontravers, Gjon Karrica me 4 Maj të këtij viti u bë baba për herë të parë.
Gruaja e tij, për të cilën dihet shumë pak solli në jetë një djalë të shëndoshë.
E përderisa periudha e lindjes u mbulua mirë nga Gjoni në aspektin medial, teksa ai tejkaloi edhe limitet duke publikuar video direkt nga salla e lindjes, ditët që pasuan ndryshuan qëndrimin e këngëtarit.
Ai më nuk publikoi asnjë fotografi duke bërë që të ‘harrohet’ fakti se ai është bërë baba për të parën herë.
Përjashtim është bërë sot kur Karrica ka postuar fotografi të djalit i cili tashmë pasi ka mbushur 7 muaj e gjysmë duket të jetë rritur goxha, krahasuar me imazhet fillestare të pas lindjes. /Prive.al