Dua Lipa i ‘hip’ motorrit (FOTO)

By

Ndonëse kohë më parë për të ka qenë emocionuese ta shohë veten në ballina të revistave të ndryshme, tashmë kjo gjë për këngëtaren Dua Lipa  dalëngadalë po shndërrohet në përditshmëri.

Revista ‘Clash Magazine’ këtë herë ka rezervuar ballinën kryesore për yllin e ri në rritje siç cilësohet tashmë, Dua Lipa.

Në intervistën e revistës tregohet rrugëtimi i Duas  prej fëmijërisë së saj, ndikimi nga babai për muzikën, depërtimi i saj në tregun amerikan, dhe për albumin i cili do të lansohet në muajin Shkurt të vitit 2017.

Në këtë ballinë Dua thjesht shkëlqen, e veshur me një pallton me yje që të kujton flamurin amerikan, një palë çizme të kaltra që i vënë ne pah këmbët e saja të gjata, ku tregon që mund të ishte edhe një motoriste që të heq mendjen.

Përfshirë edhe sutjenat si detaj, Dua në përgjithësi po duket për mrekulli. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm