Eshtë njëra ndër këngëtaret që krijon lajm me fotot e saj dhe projektet të cilat gjithmonë janë të veçanta si për nga stili e nga personaliteti më ekspilicit që e karakterizon.
Jeta e saj private është gjithmonë në sy të medieve online, por siç duket këngëtarja Altuna Sejdiu e din fare mire shprehjen që ‘çdo publicitet është publicitet i mirë’ andaj nuk reagon ndaj lajmeve për të.
Kënga e fundit e këngëtares ishte ‘Bermuda’ e cila u lansua pak javë më parë ku Tuna dëshmoi formën e mirë dhe seriozitetin e’ kthimit’ në muzikë duke realizuar këngë më shpesh se në të kaluarën pasiqë ‘Bermuda ‘ vie relativsht në një kohë të shkurtër, menjëhërë pas bashkëpunimit’ Zemra Jem’ me Vig Popa.
Siç duket stina e dimrit për të gjithë artistet do të thotë të mbyllen në studio dhe të përgatit këngët e reja për muajt që po vijnë.
Së fundmi, Tuna është parë në ambientet e studiove ‘Threedots Production’ me pronarin e produksionit Flori në qendrën e fotografisë me ç’rast Tuna kishte vendosur mbishkrimin ‘ Materniteti muzikor’.
Kjo është paska për tu çuditur sepse dyshja në fjalë nuk kanë bashkëpunuar shpesh më parë në muzikë. Se a do na vie bashkëpunimi më i papritur i estrades sonë, apo vetëm Tuna ka dashur ti ndërroj bashkëpuntoret për projektin e ri pritet koha ose ne ta zbulojmë. /Prive.al