Dyshja e pandashme DJ Blunt & Real pas një sezoni mjaft të ngjeshur me koncerte duket se kanë gjetur pak hapsirë për të sjellë diçka të re sa i përket muzikës.
Ata ditën e djeshme përmes profilit të tyre në Instagram kanë paralajmëruar projektin e ri i cili do të titullohet “Rrugës”.
Në bazë të fotove nga vendi ku janë kryer xhirimet e videoklipit kuptohet se edhe kjo këngë do të ketë ritme verore pavarësisht se tashmë sezoni i nxehtë ka kaluar.
Duket se kënga ka qenë veçse e përgaditur më herët por dyshja kanë pritur momentin e duhur për lansimin e saj.
Se a do të ketë edhe kjo këngë suksesin e projekteve si “Rambo”, “Vera” e “Presion” kjo do të shihet me kohë. /Prive.al/