‘3 orë me pa vajzën’, Fero i zhgënjyer me drejtësinë në Kosovë

By

Drama mes Feros dhe Arbenitës po vazhdon ende.

Ndonëse ish-reperi la muzikën për t’iu përkushtuar fesë, ai dhe modelja nuk i kanë zgjidhur ende problemet mes vete dhe këtë e kanë bërë edhe publike.

Javë më parë, Fero iu lut ish-gruas t’i rikthehej, por kjo e fundit sot u deklarua publikisht dhe tregoi se nuk do rikthim pasi si ajo, nuk e njeh askush më mirë.

Ajo tha se ai po do lidhje me zor dhe se po përdor vajzën për t’u viktimizuar.

Para kësaj deklarate, Fero shkroi në Instagram dhe tha se gjithçka mes tij dhe modeles ka mbaruar, por nuk ndaloi me kaq.

Ai tha se është i zhgënjyer me drejtësinë kosovare pasi atij do t’i lejohet vetëm 3 orë të kalojë me vajzën e tij.

Gjithsesi, ai shkroi se vajza e tij është më e rëndësishme se çdo gjë ndonëse nuk do jetë pranë saj.

Artikuj të ngjashëm