Artisti 2Ton i cili këtë verë ishte mjaft aktual me projektin ‘Ani Nasht’ nuk e ka në plan të bëj pushim. Përmes rrjetit social instagram ai ka paralajmëruar videoklipin më të ri që do të merr firmën e produksionit “MAX”.
Kënga e cila është punuar nga Massive Production dhe 2Ton është titulluar “Parameno”.
Ky projekt është i gjashti për këtë vit nga 2Ton, i cili në intervistë për emisionin Prive para pak muajsh ka thënë që do të sjell rreth 10 video muzikore gjatë 2015-tës./Prive.al