Reperi 2po2 këtë vit nuk ka qenë dhe shumë aktiv me projekte muzikore. Kënga e fundit që solli ishte ‘Koh qe lujna’ gjatë sezonit të nxehtë.
Por nuk i ka dhënë vetes pushim gjatë kësaj periudhe. Përpos në koncerte të shumta ai ka qenë i angazhuar edhe në studio duke punuar me albumin e tij të ri.
Ky album do të jetë i punuar nga studio e tij dhe Capital T, Authentic teksa pritet të ketë edhe bashkëpunime brenda saj.
Data e lansimit akoma nuk është bërë e ditur por pritet që shumë shpejt të jetë në treg.