Padyshim që Blero është njëri prej këngëtarëve më të përfolur.
Që një kohë të gjatë ai është në qendër për shkak të diskutimeve mbi lidhjen e tij me bukuroshen Afrona Dika e paraprakisht edhe për martesën dhe divorcin me aktoren Teuta Krasniqi.
Mirëpo Blero kësaj rradhe nuk përflitet për jetën private por për një tjetër zhvillim.
Ai nuk i ka shpëtuar trendit të fundit të cilin po e ndjekin të gjithë. Edhe ai ka vendosur të mbajë trupin në formë dhe ka filluar të vizitojë palestrën.
Këngëtari ka postuar një fotografi nga fitnesi në Snapchat ku shihet i lodhur nga ushtrimet e tepërta të cilat shpresojmë që do japin rezultatin e synuar. /Prive.al