Jo shumë kohë më parë, ai zuri vend në shtyp për maicat firmato që në fakt më pas deklaroi se i ka blerë me çmim prej 30 eurosh në një prej qendrave tregtare të kryeqytetit.
Megjithatë, duket se këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi nuk ia lë keq me shpenzimet në aksesorë dhe detaje.
Ai ia ka vënë syrin një kravate me ari prej 24 karatësh të cilën ai e ka treguar në rrjetin social Snapchat ku ka deklaruar se tashmë i ka arritur porosia.
Nuk dihet sigurt sa i ka kushtuar ky investim këngëtarit por shifrat normalisht se variojnë në numra të mëdhenj. Dasmat e verës sipas gjasave kanë bërë punën e tyre! /Prive.al/