Këngëtarja Dhurata Ahmetaj ka publikuar sot projektin e ri muzikor të titulluar ‘Gabim’.
Ky krijim muzikor ka tekst të Lindon Berishës dhe masterizim nga Darko Dimitrov.
Pas ‘Jam pa ty’, Dhurata ka ardhur më ritmike në projektin që po publikohet në fund të sezonit veror.
Vlen të ceket se këngëtarja spikat edhe me paraqitjen, të kuruar nga Passion dhe Drenusha Xharra për flokët, respektivisht veshjen. /Prive.al