Dua Lipa: ‘Të dua shumë nanush’! (FOTO)

By

Dua Lipa, është kjo shqiptarja nga Kosova, e cila aktualisht është duke e zhvilluar karrierin e saj muzikore jashtë territoreve shqiptare, e që deri më tani ka sjellur një varg të këngëve që kanë rezultuar mjaft të sukseshme.

Ajo përndryshe ishte e pranishme në Glastonbury, festival ky i muzikës që ka ngjitur në skenë këngëtarët më të njohur në industrinë muzikore, e që këtë vit ishin Adele e grupi Coldplay, e që ishte Dua ajo e cila e ndau skenën me këta dy të fundit.

Mirëpo sot për këngëtaren është një ditë shumë e rëndësishme, sot shënohet dita e lindjes së nënës së saj.

‘Urime ditëlindjen për nënën më të mirë ndonjëherë! Të dua shumë! Faleminderit që je inspirimi më i madh dhe njeriu më i mrekullueshëm, dhe gjithashtu faleminderit për cdo gjë që bënë! Të dua shumë nanush.’ shkruan Dua Lipa në rrjetin e saj social Instagram.

Dua Lipa

Artikuj të ngjashëm