Tronditet Gold AG, shkrim emocionues për fansin që ndërroi jetë

By

Përkundër faktit se ka një bazë të madhe fansash, reperi Gold AG gjithmonë është treguar i afërt duke u kujdesur që t’ia kthejë mesazhet e t’i takojë ata që e pëlqejnë.

Por ndonjëherë jeta nuk shkon vaj dhe momentet e hidhura fatkeqësisht nuk mungojnë.

Në një të tillë sot ka hasur preshevasi i cili është përballur me lajmin se një prej fansave të tij, të rinj në moshë ka ndërruar jetë.

Ariani e ka kujtuar fansin përmes një fotografie të përbashkët dhe nje shkrimi emocionues ku shprehet: ‘Allahu të shpërbleft me Xhenet Leotrim Saqipi , fans i madh ❤️ qofsh i falur nga Allahu vllau jem’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm