Rreth orës 2 pas mesnate, Era Istrefi performoi përpara mijëra personave nga i gjithë Ballkani në Shkup të Maqedonisë.
Në koncertin e David Guetta, këngëtarja nga Prishtina në shqip, këndoi live hitin e saj ‘Bonbon’ duke ndezur atmosferën.
Era Istrefi u prit shumë mirë dhe me ovacione nga publiku i madh në Arenën Filipi i Dytë teksa e thjeshtë në veshje dhe me grim të kuruar nga grimerja Sellma, ajo ia doli edhe në këtë pjesë.
Vlen të theksohet se shqip përpos ‘Bonbon’ u dëgjua edhe me ‘King’ të Ledrit, kënga që u lëshua nga Dj Gramo F, zyrtari i ‘Nesër Team’.
Reperi nuk ka qenë i pranishëm teksa mikesha e tij, trashëgimtarja e Top Channel është ajo që ka qëndruar përkrah Erës dhe menaxherit Faton Shoshi në prapaskenë.
Prive.al ju sjell videon e performancës në koncert.