Edhe pak ditë publikohet bashkëpunimi i dytë i Mozzik dhe Loredana me titull “Romeo & Juliet”.
Por, kjo nuk është e tëra pasi Mozzik në një mënyrë indirekte paralajmëroi shumë projekte.
Përmes një fotografie të cilën reperi e ka postuar në Instagram, ai ka shkruar: ‘Ftyra jem kur m’pysin a ka me kon edhe qeky vit i joti a ? 🤣😬🤐 Flasin muajt qe po vine”.
Thuhet se Mozzik do të lëshojë album gjatë këtij viti megjithatë mbetet të shihet pas disa muajve.
Nëse nuk e dini, reperi është bërë baba para disa javësh, pasi Loredana solli në jetë vajzën e tyre Hana./Prive.al