2015-ta viti i Bebe Rexhës

By

2015-ta mund të konsiderohet si një ndër vitet më të suksesshme deri më tani të këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Suksesi filloi që nga bashkëpunimi me David Guetta, Nicki Minaj e Afro Jack për të vazhduar edhe me projekte të tjera.

Së fundmi lançoi ‘Me, myself and I’ në duet me G-Eazy e madje e performuan në Jimmy Kimmel Live.

Përtej këngëve, Bebe ka mbajtur shumë koncerte e turne me Nick Jonas dhe tani është gjatë gjithë kohës në udhëtime.

Këtë e ka treguar në një postim në instagram ku ka shkruar: “U zgjova në Los Angelos e ndërsa kam fjetur në New York”.

Artikuj të ngjashëm