Një fotografi thonë se vlen sa 1000 fjalë, prandaj çdo fjalë që shkruhet, s’do e përshkruante më së miri, atë që Leonora Jakupi ndau me ndjekësit sot.
Skënderaj ishte çliruar nga forcat serbe më 18 qershor, si fillim në këtë qytet i cili ishte shkatërruar nga lufta, hynë forcat e NATO-s e më pas zbarkuan edhe UÇK-ja të cilët atë ditë bënë homazhe te varrezat e Jasharëve.
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, projektet e të cilës janë mjaft të pëlqyera, njihet edhe si një patriote e vërtetë.
Këtë ndjenjë patriotizmi, e ka për shumë arsye, por ndër më kryesoret, është humbja e babait të saj në periudhë lufte.
Ajo sot hyri në Instagram duke i uruar qytetit të saj, ditën e çlirimit dhe duke postuar gratë e burrat e UQK-së, inserte të marra nga një video e vitit 1999 në ditën kur Skënderaj u shpall vend i lirë. /Prive.al