Gjatë javës së kaluar, 2TON solli projektin e tij më të ri me titull ‘Melisa’ – projekti i cili u pëlqye shumë nga publiku.
Kënga arriti 2 milionë klikime deri sot e këtij lajmi iu gëzua edhe vetë artisti.
Ai postoi një fotografi nga studio duke i falënderuar të gjithë për klikimet por zbuloi se një tjetër këngë është shumë afër finalizimit.
‘Thanx for 2Mily #melisa +1… @metromusic_official’, ka shkruar 2TON.
Ju kujtojmë që këngëtari para projektit të tij solo, erdhi në bashkëpunim me Labinot Tahirin me këngën ‘Zemra jem’./Prive.al