Një javë pas raportimit të Prive.al, TCH konfirmon rikthimin e ‘Big Brother’

By

Një javë më parë, Prive.al zbuloi ekskluzivisht se pas tre vitesh, ky sezon e rikthen në ekran një prej formateve më të pëlqyera nga shqiptarët, ‘Big Brother’.

Burimet e sigurta të portalit tonë zbuluan se rikthimi do ndodhë në pjesën e dytë të sezonit televiziv, nga Marsi në Qershor teksa shtëpia po bëhej gati në hapësirën e re, ‘Studio Nova’.

Por, një varg postimesh të Arbana Osmanit, prezantueses e cila e ka shndërruar në traditë të ç’orientojë portalet, bëri që disa nga kolegët tanë në median online të lëshohen në konstatime se nga lajmi i edicionit të ri të ‘Big Brother Albania’ nuk ka asgjë të vërtetë.

Megjithatë, pa kaluar mirë as shtatë ditë të plota, vetë televizioni TCH e ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Prive.al në një kronikë speciale për edicionin informativ ku ka folur skenografi Fatmir Minga. Aty janë zbuluar pamjet e para nga ambienti i cili do të shërbejë si shtëpia e re e cila për herë të parë do të jetë në hapësirat e televizionit dhe jo si paraprakisht kur ndërtesa ishte larg tij..

Më poshtë, lajmi i televizionit me detajet përkatëse teksa ne mbesim me shpresën që disa prej kolegëve tanë në vend që të dyshojnë në raportimet tona, të rrinë aty ku janë më të aftë – tek copy-paste /Prive.al

Studio “Nova”, shtëpia e re e “Big Brother” dhe shumë emisioneve të tjera

Artikuj të ngjashëm