I dashuri i Santianës, gjysmëfinalistes së BBV Kosova 2 është një ‘legjendë urbane’.
Fakti se ka preferuar të jetë shumë misterioz ka rritur kureshtjen për të që nga momenti i parë.
Në gishta numërohen fotot e tij të cilat janë shtuar pak nga shkrepjet ‘paparazzi’ të çiftit nga ndjekësit e programit pas daljes së Santianës nga Bigu.
E ndër të paktat ku ai pozon vetë është publikuar mbrëmë nga Besi.
Në një selfie me miq, Lirimi misterioz shihet i lumtur në shoqëri të përbashkët krah Valires.
Raporti i Santianës me Besin është një prej miqësive më të mira të këtij Bigu që po reziston sukesshëm kohës, të paktën deri tash! /Prive.al