Publikohet ‘Dashnia e nanës’ nga Gold AG dhe Shyhrete Behluli

By

Një projekt shumë interesant është publikuar para pak minutash në kanalin e Libonia në Youtube i cili menagjohet nga OnAir Music.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Gold AG dhe Shyhrete Behlulit i titulluar ‘Dashnia e nanës’.  Ky projekt që trajton një tematikë tejet të veçantë ka tekst dhe muzikë të vetë reperit kurse Fatos Canolli është përkujdesur për orkestrimin.

Në tekstin shumë domethënës, Ariani tregon në rrjedhë kronologjike jetën e tij që prej fëmijërisë kurse Shyhretja portretizon tipik rolin e nënës si personi i vetëm që të do e të çmon pa kurfarë kushtesh.

Ky projekt pritet të jetë një ndër më të suksesshmit nga këngët e publikuara së fundmi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm