Shqiponja promovohet nga një tjetër artist me origjinë shqiptare

By

Një tjetër artist shqiptar ka shfaqur krenarinë e të qenurit shqiptar duke promovuar simbolin tonë kombëtar të shqiponjës në një paraqitje televizive.

Bëhet fjalë për reperin Action Bronson që ishte i ftuar në emisionin e prezantueses Wendy William. Kjo e fundit, pa problem bëri shqiponjën me duar gjatë emisionit.

Kjo i ka pëlqyer reperit me origjinë shqiptare i cili në foton e shpërndarë në rrjete sociale ka treguar se është ndjerë shumë rehat në emision.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Wendy Williams bën me duar shqiponjën. Ajo pati vepruar njejtë edhe kohë më parë kur duke folur për Rita Orën shprehu habinë e saj lidhur me përkatësinë etnike të këngëtares pasiqë kishte menduar se ishte latine. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm