Arben Zharku: Në Los Angeles të befasuar me vëmendjen që ka fituar filmi ‘Shok’

By

Edicioni i lajmeve të orës 20 solli një transmetim të drejtpërdrejtë nga Berlini.

Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës tregoi në lidhjen direkte me Alaudin Hamiti se nominimi i filmit ‘Shok’ për çmimin prestigjioz Oscar ka rritur interesimin për punën e kineastëve shqiptarë.

Megjithëse jo në konkurim shkaku i garimit në festivalin Carlo Vivari, filmi ‘Bab’ është shfaqur në Berlinale dhe Zharku nënvizoi faktin se kishte një vëmendje të madhe.

Kur u pyet nga Alaudini se a po shtohet presioni për filmin tjetër të suksesshëm, ‘Shok’ nga filmat e tjerë konkurues për Oscar Arben Zharku tha: ‘Fakti që filmi është nominuar për Oscar paraqet arritje të madhe por dëshira është që Oscar të sillet ne Kosovë’.

Për këtë çështje po bëhet një kampanjë e fuqishme në mënyrë që ‘Shok’ të ketë vëmendje ndërkombëtare e cila është arritur pasi që mediumet më prestigjioze këtë film e shohin si favor për të triumfuar në kategorinë përkatëse

‘Në Los Angeles janë të befasuar për vëmendjen që ka fituar ‘Shok’ si film i metrazhit të shkurtër’ – shtoi Arbeni teksa shprehu optimizëm për ceremoninë që zhvillohet me 28 Shkurt e që transmetohet në Klan Kosova. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm