18 vite profesionalizëm, përkushtim e bukuri me Teuta Advanced Aesthetics

By

Me 18 Prill qendra e estetikës dhe bukurisë e drejtuar nga farmacistja dhe specialistja e kozmetologjisë Teuta R. Tunuzliu i mbushi 18 vite duke i prezantuar vlerat e saj përmes video reklamës unike që mund ta ndiqni këtu.

View this post on Instagram

A post shared by Advanced Aesthetics since 2004 (@teutas.beauty)

Arti i vallëzimit, reflekton filozofinë e qendrës ku kujdesi i butë dhe shërues ndaj çdo lëkure e trupi është prioritet duke pasur për qëllim zvogëlimin e stresit dhe relaksimin e mendjes.

Me mirësi dhe profesionalizëm, edukim të vazhdueshëm dhe investim superior, puna e Teutës dhe ekipit sjell në pah verzionin më të bukur të klientave të saj!

Kjo qendër e estetikës së avancuar ka shumë kliente besnike VIP mes të cilash janë Leonora Jakupi, Vera Ora, Shkurte Gashi, Melinda Ademi, Diona Fona, Dhurata Dora, Sellma, Dhurata Lipovica e shumë të tjera.

Eshtë e natyrshme që puna e Teutës të besohet nga shumë fytyra të njohura sepse ajo ka një edukim të mirëfilltë dhe çertifikime ndërkombetare që e bëjnë një nga specialistet e para dhe më të mira në vend.

Duke e bazuar të gjithë njohurinë e saj në shkencën kozmetike dhe metoda të aprovuara nga ekspertët ndërkombëtar dhe ajo vet, Teuta ka arritur 18 vite suksesi në fushën e estetikës së avancuar, kujdesit për lëkurën dhe biznesit të saj.

Artikuj të ngjashëm