Është pa dyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera momentalisht në tregun muzikor shqiptar. Me stilin e veshjes e të këndimit, Era Istrefi përbën artistet më unike shqiptare.
Megjithatë, imitimi i saj nuk po paraqet problem për aktoren Rina Krasniqi. Kjo e fundit që pushtoi rrjetet sociale me një performancë si Era Istrefi, ishte e ftuar në emisionin NIN ku edhe performoi.
Rina tregoi se i është dashur shumë pak kohë për të hyrë në karakterin e Erës pasiqë këngëtaren e ka shoqe tash e një kohë.
Kur u pyet se a e ka pritur një reagim të tillë në rrjete sociale, Rina potencoi se kjo detyrë akademike brenda fakultetit i ka tejkaluar pritshmëritë.
Ajo gjithashtu tregoi se planifikon të rikthejë këngën ‘Daba daba’ e cila shoqëroi fëmijërinë e shumëkujt. /Prive.al