Labi fillon të mbledhë paratë për rastin e Teuta Krasniqit

By

Rasti i Teuta Krasniqit, një nëne që rrit pa baba pesë fëmijë në kushte të rënda ka nisur menjëherë mobilizimi në rrjete sociale.

Natyrisht, edhe Labi ka nisur të jap kontributin e tij. Madje, tanimë shuma të parave kanë filluar të mblidhen nga të gjitha anët ku ka shqiptarë.

Ky është postimi i plotë i Labit:

Të nderuar miq Habib Leci dhe shoket e tij njeherit pronar të Diskotekes Rinora4 duke parë se kam marr iniciativen për të bêrë Teuten dhe Femijet e saj me banes të re! Mu lajmruan dhe më premtuan 5.000 €
Parat do të vijnë nesër! Një person me emrin Bekim nga Shkupi më lajmroi për vlerën 3.000 euro dhe vlerë mobilesh deri 1500 euro për familjen Krasniqi dhe fëmijet e saj!  Këto të gjitha do të jenë në Doren time! Respekt shokëve tanë vazhdoni dhe të gezojmë Nanë Teuten në Pej!

Tani unë jam rruges për Pej, duke shkuar te Familja e Teutes, dhe për ti thënë Teutes që nesër eventualisht deri të Hënën jeta e saj do të ndryshoj për së miri falë Zotit dhe shqiptarëve ajo do të behet me banesen e Re. Për gjetjen e banesës është duke u angazhuar shoku jonë nga Peja Adnan Hyseni.

Faleminderit të gjithëve shihemi në Pej sonte në mbremjen rinore!

Artikuj të ngjashëm