Mediat zvicerane shkruajnë për Ardin dhe Mr. Rex

By

Pak ditë më parë, Prive iu njoftoi për koleksionin më të ri të dizejnatorit Rexhep Zylfiu.

Ai kishte menduar edhe për më të vegjëlit duke sjellur një linjë të veshjeve të ideuara nën konceptin që djemtë të mund të vishen njejtë sikurse babai i tyre.

Si imazh, Zylfiu pati zgjedhur Ardi Klimentën, bukuroshin që tash e një kohë është shndërruar në një yll të rrjeteve sociale falë stilit unik të veshjes.

E kjo punë që si set fotografik u realizua në Zvicër, nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave më prestigjioze të shtetit helvetik.

Gazeta prestigjioze ’20 Minuten’ i ka kushtuar shkrim të gjatë këtij projekti dhe Ardit i cili duket se si yll i modës me vetëm tre vjet, i ka mahnitur.

Ndryshe, Rexhep Zylfiu nuk do ndalet me kaq pasiqë merret vesh se shumë shpejt ai do të vijë me risi tjera në fushën e modës. /Prive.al/

ardi

Artikuj të ngjashëm