16-vjeçarja që mahniti jurinë e ‘The Voice’ në Gjermani, publikon këngën e parë në shqip

By

Rrezarta Bojaxhiu ishte një prej konkurrenteve që mahniti jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani në mars të këtij viti me këngën “Nessun Dorma” të Luciano Pavarotti-t. Ajo arriti që të ndezë të gjitha dritat e jurisë.

E lindur në Islandë, por me origjinë nga Kosova, filloi të këndoj që në moshën 5 vjeçare, dhe vijoi shkollën e muzikës. Ishte vetëm 8 vjeçare kur u përzgjodh të ishte pjesë e një opere ku këndoi për 6 vjet rresht.

Rrezarta Bojaxhiu u rikthye në vendin e saj, për të realizuar kështu këngën e saj të parë në shqip, me disa nga artistët më prominentë të industrisë së muzikës.

“Ma s’shumti n’botë”, sapo është publikuar në YouTube që shënon edhe debutimin e saj në tregun muzikor. Muzika e këngës së regjistuar nga “Mixey Music” është kompozuar nga Armend Rexhepagiq, me tekst nga Aida Baraku dhe producentë Yll Limani e Fatjon Miftari.

“The Voice Kids Germany” nuk ishte i pari konkurs ku Rrezarta mori pjesë. Në vitin 2015, ajo konkurroi edhe në “Iceland’s got talent”. Në vitin 2015, ajo mori pjesë edhe në “Ylli i Krishtlindjeve” ku zuri vendin e dytë, dhe po këtë vit mori pjesë edhe në një garë të këndimit që organizohej në kuadër të të gjithë shkollave të Islandës, ku doli e para. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm