Kur duhet të bëni dush? Ja çfarë rekomandojnë mjekët

By

Dushi është një pjesë themelore e rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por a mund të ndikojë në shëndetin tuaj koha e preferuar e dushit – mëngjesi apo nata?

Ofruesit e kujdesit shëndetësor bien dakord që, në përgjithësi, ju mund të bëni dush sa herë që dëshironi, pasi nuk ka asnjë literaturë shkencore që thotë se duhet të bëni dush në mëngjes ose në mbrëmje, shkruan health.com, përcjell klankosova.tv

“Ndërsa flini, bakteret dhe qelizat e lëkurës mund të grumbullohen çarçafët ose lëkurën tuaj. Dhe nëse djersiteni ndërsa flini, dushi në mëngjes mund t’iu ndihmojë”, tha për Health profesoresha e dermatologjisë, Cindy Wassef.

Derisa, shton se: “Dushi para gjumit pastron lëkurën pas një dite ekspozimi ndaj papastërtive, kjo bën që kur të laheni në mbrëmje të mos i ndotni as çarçafët”, përcjell klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm