Tjetër largim nga Top Media? Kush mungoi sot?

By

Një tjetër ndryshim është vërejtur në Top Channel.

Kësaj radhe, është prekur emisioni “E diell”. Bëhet fjalë për ndryshime në panel, pas një sezoni e gjysmë në një përbërje kompakte.

Nga rubrika “Rrethi katror” duket se është larguar Ina Kollçaku.

Ish-kandidatja e parë në “Përputhen”, vazhdoi në këtë formë rrugëtimin televiziv duke qenë pjesë e formatit javor si opinioniste përmes këndvështrimeve të saj mbi ngjarjet shoqërore e politike në Shqipëri, rajon e Botë.

Megjithatë, këtë javë publiku nuk e ka gjetur Inën. Ajo është zëvendësuar nga Vlera Gjakova, aktiviste shqiptare nga Maqedonia, e cila tre vite më parë pati aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Prive.al ka kontaktuar Inën për të kuptuar më shumë detaje por ajo ka zgjedhur që të mos prononcohet të paktën deri tash mbi arsyet e largimit qoftë i përkohshëm, nëse kjo ka qenë zgjedhje e saj apo vendim i produksionit.

Kujtojmë se pasi motrat Hoxha morën kontrollin e plotë të televizionit të tyre nga muaji janar i këtij viti ka pasur shumë ndryshime në Top Media.

Në vetëm pak kohë, janë larguar Eni Vasili, Sidorela Gjoni, Florjan Binaj, Endrit Habilaj, nëndrejtori Bjorn Xhokaxhi, janë hequr nga puna Tea Trifoni, Krista Merkoci, Olesia Leço dhe është mbyllur formati investigativ “Top Story” i cili tashmë vjen nën ridrejtimin e Sokol Ballës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm