Yjet në mbështetje të LGBT!

By

Cështja e komunitetit LGBT në shoqërinë tonë ka mbetur falë stereotipeve si diçka e patrajtuar dhe për të cilën nuk duhet folur. Mirëpo çdo herë e më shumë të drejtat e këtij komuniteti po zënë vend në zhargonin e diskutimeve të përditshme.

Një kampanjë në kuadër të nismës botërore të javës së diversitetit do të nisë shumë shpejt edhe tek ne nga organizata që merren me të drejtat e LGBT.

Kjo iniciativë po mbështetet edhe nga fytyra publike që do t’i bashkohen së shpejti kampanjës përmes përfshirjes në rrjete sociale.

Afërdita Dreshaj, Gent Fatali dhe Bleona janë vetëm disa nga emrat që do të mund t’i shohim duke shpërndarë video që për qëllim kanë ngritjen e vetëdijes për kauzat e homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve.

Gjithçka parashihet të jetë vizuale me fillim nga java e ardhshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm