Çka po ndodh me Sheilën ?!

By

Në moshën 18 vjeçare hyri në histori duke u bërë fituesja e parë e spektaklit X Factor Albania. Sheila Haxhiraj, nënshkroi kontratë me Berman Brothers me të cilët realizoi këngë edhe në gjuhën angleze.

Por synimi i saj mbeti tregu shqiptar duke realizuar këngë herë solo e herë duete siç ishte ai me grupin Etnon.

Nga projekti i fundit muzikor i Sheilës ka kaluar një periudhë mjaft e gjatë teksa në media ajo shfaqet vetëm falë veprimeve të saj. Imazhi i vajzës engjëllore që reflektoi gjatë garës po i lë vend një vajze që pa përtesë shfaqet mjaft provokative.

Në disa foto në Instagram, Sheila Haxhiraj shihet në veshje të tipit belly dancer ku pozon përpara aparatit. Se a është gjetje e duhur ky transformim i bukuroshës i mbetet publikut ta vlerësojë. /Prive.al/

https://instagram.com/p/6_ME_xrRJr/

Artikuj të ngjashëm