Të ndalesh, të marrësh frymë thellë dhe të marrësh kohë për veten ndihmon kur ndiheni veçanërisht të stresuar, edhe në momentet më të vështira. Ankthi, brishtësia emocionale dhe të ndjerit vetëm shkaktojnë një seri emocionesh negative tek ne, që pengojnë mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Kur ne ndjehemi në këtë mënyrë dhe emocionet negative na pushtojnë, duhet të marrim kohë dhe të praktikojmë këto 10 gjëra për të ulur stresin, edhe në shtëpi.
Stresi na dobëson
Kur ndjehemi të stresuar, trupi prodhon kortizol i cili ul efikasitetin e antitrupave dhe e bën trupin tonë më të brishtë. Për mirëqenien fizike dhe mendore duhet të zvogëlojmë stresin përpara se t’i bëjmë dëm vetes.
Dielli
Dilni në ballkon, qëndroni atje për të paktën njëzet minuta çdo ditë, të gjitha ditët. Rrezet e diellit që ngrohin fytyrën tuaj dhe cicërimat e zogjve do të zvogëlojë stresin dhe do t’ju lejojnë të çlodheni mendërisht.
Frymëmarrja
Duket e parëndësishme por frymëmarrja ndihmon në çlirimin e tensionit të tepërt. Nëse ndihemi afër një sulmi paniku ose ankthi, përqendrohuni në frymëmarrjen diafragmatike.
Ushtrime në shtëpi
Bëni sport në shtëpi. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një vrapim në vend, ushtrime barku ose zumba, ushtrimi sportiv prodhon endorfinë që zvogëlon hormonet e stresit.
Ushqimi
Disa ushqime janë në gjendje të zvogëlojnë veprimin e kortizolit, hormonit të stresit. Midis këtyre janë toni, salmoni, spinaqi dhe çokollata e zezë. Koha për të shkuar tek soba.
Meditimi
Meditimi është padyshim një nga teknikat më të mira për uljen e stresit. Meditimi në këtë kuptim mund t’ju ndihmojë të gjeni mirëqenie falë njohurive të thella të gjendjeve mendore.
Muzika
Dëgjimi i muzikës prodhon dopaminë, një hormon i klasifikuar si ai i lumturisë dhe mirëqenies. Çdo ditë, mbase ndërsa jeni duke gatuar ose rregulluar shtëpinë, futuni në listën tuaj të preferuar për muzikë dhe shkëputuni nga çdo gjë tjetër.
Pozitiviteti
Mbajtja e një qëndrimi pozitiv dhe funksional ndihmon në kontrollin e stresit. Le t’i lëmë mënjanë instinktet dhe impulset tona dhe të mendojmë së brendshmi për të kuptuar më mirë situatat përreth nesh.
Puthni më shumë
Pavarësisht nëse është partneri apo fëmijët tuaj, por edhe një qenush me katër këmbë, mbushni me puthje ato që doni, shkruan bota.al. Është një ilaç i sigurt për prodhimin e hormoneve të lumturisë dhe uljen e stresit.
Mos harroni të qeshni
Një qëndrim pozitiv mund të jetë i dobishëm në parandalimin e stresit. Buzëqeshja është e mirë për shëndetin, stimulon zemrën dhe rrit endorfinën dhe pastaj, le ta themi, na bën më të bukur. Prandaj mos harroni asnjëherë të qeshni.