Fobia e Jennifer Aniston i lehtësoi asaj izolimin në shtëpi

By

Bota mund të jetë e zënë duke luftuar mërzinë e izolimit ndërsa janë në karantinë, për Jennifer Ansiton, të qenit e mbyllur brenda ambienteve të shtëpisë së saj nuk ka qenë asnjë sfidë.

Gjatë një interviste në internet me Jimmy Kimmel, aktorja 51-vjeçare e Friends pranoi se ndërsa situata e tanishme nuk është gjë tjetër veçse një makth, një gjë për të cilën ajo është padyshim mirënjohëse për të gjithë kohën e lirë në shtëpi.

“Sa kohë ka që kur e keni lënë shtëpinë tuaj?”, pyeti Jimmy. “Sot bëhen 3 javë”, u përgjigj Jennifer. “Ju pëlqen të jeni në shtëpi vetë,” vuri në dukje Jimmy.

Duke iu përgjigjur aktorja zbuloi: “Unë jam një agorafobe* e lindur. Kjo është një lloj ëndrre … jo një ëndërr është padyshim një makth. Por, për mua personalisht nuk ka qenë një sfidë.”, tha ajo.

“Gjëja më sfiduese është përcjellja e lajmeve dhe procesimi I tyre.” – duke theksuar se ajo ndjek lajmet vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje.

*Frika nga vendet dhe situatat që mund të shkaktojnë panik, pafuqi ose siklet.

Burimi: CNN

 

Artikuj të ngjashëm