1 vit pas ndarjes: Jolie flet për Brad Pitt, dhe rrëfimi është përplot dashuri

By

Ku rata të dy dhanë lajmin për divorc, bota u shokua. Kjo ngase për një kohë bukur të gjatë aktorët Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ishin shëmbëlltyra e një çifti perfekt, të dashuruar e me familje të madhe.

Nuk kanë folur për njëri tjetrin publikisht as edhe një herë të vetme, përpos që janë fotografuar në vende të ndryshmen duke ndjekur procedurat e divorcit, por komente nuk u dhanë.

Por Angelina Jolie ka vendosur të flasë, të hapet rreth dashurisë së saj me aktorin Pitt.

Ajo në një intervistë për revistën Hollywood Reporter ka thënë se kohë pas kohe kishte provuar t’i zgjidhte problemet me Pitt.

Jolie thotë se puna e përbashkët me ish-bashkëshortin për xhirimet e filmit “By The Sea”, do t’iu ndihmonte atyre më shumë në martesë.

Angelina ishte regjisore e këtij filmi që në fokus ka martesën, dhe kishte supozuar se të punuarit bashkë në një projekt kaq të madh, do t’i bënte mirë lidhjes së tyre.

“Ne ishim njohur gjatë punës bashkë dhe po vazhdonim të punonim bashkë. Doja që ne të bënim dicka serioze… Mendova se do ishte mënyrë e mirë për ne që të komunikonim. Kur punuam bashkë, ishte si një parajsë”.

Jolie dhe Pitt, ishin njohur në vitin 2005 në setin e xhirimit të filmin “Mr&Ms Smith”, kur Pitt ishte ende i martuar me aktoren Jennifer Aniston.

Tani, ata të dy bashkë kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Viviene dhe Knox. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm