12-të muaj ikën si 12 minuta për Learta Jakupin e Kushtrim Salihun.
Djali dhe nusja e këngëtares Shyhrete Behluli, kanë mbushur 1 vit që nga dita kur janë martuar me një dasmë të bujshme, që mori vëmendje të madhe në shoubiz.
Tani pasi ka kaluar një mot që nga dita kur u kurorëzuan, ata të dy kanë edhe një djalë me emrin Matin dhe gjërat kanë ndryshuar për ta.
Për këtë ditë të rëndësishme në jetën e saj, Learta në profilin e vet në Instagram, e ka uruar bashkëshortin, duke e futur në këtë mes edhe vogëlushin e tyre.
“Urime përvjetorin dashuria ime dhe faleminderit zot që na bekove me Matinin”, ka shkruar ajo. /Prive.al