Xhavit Novolani drejt Amerikës!

By

Xhavit Novolani ishte i ftuari i sontëm në pjesën e dytë të emisionit NIN. Dizejnatori tregoi për rrugëtimin e tij profesional në lidhje me depërtimin tek shtëpia e prodhimit të famshëm amerikan ‘Clash of the vampires’ ku është ftuar për t’i realizuar unazat që do përdoren nga personazhet e filmit.

Novolani tregoi se kontaktet kanë nisur falë aktorit nga Vushtrria Edi Mehana i cili përmes miqve të përbashkët ka treguar për punën e dizejnatorit.

Një ndër nëntë unazat tashmë veçse është finalizuar dhe Novolani tregoi se për finalizimin e saj janë dashur rreth 100 orë punë për pesë ditë rresht.

Por me Amerikën, Xhavitin nuk do e lidh vetëm puna për unazat por ai me gjasë mund të jetë pjesë e disa episodave të serialit ‘Clash of the vampires’ falë aftësive të tij në arte marciale që i kanë rënë në sy edhe regjisorit EricDeShazer. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm