Arilena vjen me ‘Vegim’

By

Fituesja e X Factor, Arilena Ara ka sjellur projektin e saj të ri i cili pritej prej shumë kohësh.

Sonte është lançuar në Youtube kënga ‘Vegim’ që kohë më parë u interpretua në spektaklin e talenteve mirëpo deri tani nuk u kompletua në tërë aspektet. Ky krijim muzikor mban vulën e Irkenc Hykës teksa orkestrimi i është besuar Darko Dimitrov.

Videoklipi bardh e zi është realizuar nga KujuStudio me regji të Kushtrim Junikut.

‘Vegim’ si një dedikim për babain vjen pas këngëve shumë të suksesshme si Aeroplan dhe Business Class që u pëlqyen shumë nga fansat e këngëtares. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm