Tuna shembull: Kështu e ushqen Tianin (FOTO)

By

Këngëtarja shqiptare Tuna Sejdiu, është bërë nënë dhe përkujdesja e saj për të birin Tianin, është gjëja parësore për të.

Ajo ka lënë anash edhe angazhimet në muzikë, ngase këtë verë nuk e kemi parë as me këngë të re e as të angazhuar në koncerte.

Sigurisht, ajo i është dedikuar tërësisht familjes dhe Tiani i vogël po merr tërë vëmendjen e saj.

Një gjë që duhet lëvduar e parë si shembull, është se këngëtarja po e ushqen të birin me qumësht gjiri dhe me asgjë artificiale.

Imazhi që e dëshmon këtë, është publikuar në Instagram nga grimerja e Tunës, Rezarta Galica. Aty këngëtarja shihet në dhomën e vogëlushit, duke kaluar momentet më të bukura nënë e bir. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm